Aktualitet Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë në fshatin Kotë të Vlorës.

Sipas informacioneve policore, 22-vjeçari me iniciale E.H. goditi me thikë 23-vjeçarin K.Sh. duke e lënë të plagosur.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Teksa i plagosuri ndodhet në spital, autori u arratis pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Policia është duke kontrolluar në zonë për kapjen e autorit të plagosjes.