Politika Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës:...

Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës: Ja kur merret vendimi

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali ku i kërkohet opinion në lidhje me raportin midis vendimmarrjes së deputetëve dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.

Shumica socialiste parlamentare abstenoi gjatë votimit në Kuvend për mandatin e koleges së tyre, duke mos e bërë të mundur në këtë mënyrë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, siç kjo e fundit kishte urdhëruar.

Heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka e ka kërkuar Partia Demokratike.