Kryesore Kryeministri Rama takohet me Presidentin e SHBA, Joe Biden

Kryeministri Rama takohet me Presidentin e SHBA, Joe Biden

Gjatë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidentin Joe Biden.

Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ndërsa Presidenti Biden nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.

Është Rama që ka shpërndarë foton e përbashkët mes tyre në rrjetet sociale duke e shoqëruar me përshkrimin “Fotoja e ditës”.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku ka marrë pjesë në sesionin e 79 të asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.