Aktualitet Dënimi i Ervin Salianjit, reagon Gjykata e Apelit: Vendimi u mor në...

Dënimi i Ervin Salianjit, reagon Gjykata e Apelit: Vendimi u mor në unanimitet

Vendimi ndaj Ervin Salianji dhe të pandehurve të tjerë në lidhje me çështjen “Babalja” u mor në unanimitet nga gjyqtarët e Apelit të Tiranës.

Kështu ka njoftuar këtë të premte Gjykata e Apelit e cila thotë:

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”.

Deputeti Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë mbi këtë çështje.

Ndërkohë nuk munguan akuzat se dënimi ishte politik.