Kryesore Apeli e dënoi me një vit burg, Prokuroria i dërgon Kuvendit shkresën...

Apeli e dënoi me një vit burg, Prokuroria i dërgon Kuvendit shkresën e vendimit, gati heqja e mandatit të Salianjit

Ka mbërritur në Kuvend, rreth orës 11:40, përmes postës shkresa e Prokurorisë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për Ervin Salianjin.

Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar.

Deputeti demokrat Ervin Salianji bëri një postim të gjatë në Facebook në pritje të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Sipas Salianjit, “ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin”.