Bota Dhjetëra viktima dhe miliarda dollarë dëme nga uragani “Helene” në SHBA

Dhjetëra viktima dhe miliarda dollarë dëme nga uragani “Helene” në SHBA

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën, ndërsa me miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Helene goditi juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grupet e kërkim shpëtimit po punojnë me varka e helikopterë për t’iu ardhur në ndihmë shumë  personave që kanë mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.

Ata shpëtuan rreth 50 persona, mjekë dhe pacientë të një spitali, të cilët ishin ngjitur në çati.

Institucionet e sigurimit janë shprehur se dëmi i shkaktuar është kolosal dhe ai mund të arrijë në miliarda dollarë.

Banesat dhe rrugët u zhytën në ujë, me disa banore që u detyruan të notonin për të dalë nga shtëpitë, pasi uji arriti deri në nivelin e shpatullave.

Kjo konsiderohet stuhia më e fuqishme në histori që ka goditur këto shtete dhe e 14-ta që regjistrohet në SHBA.

Edhe pse “Helene” është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se ka ende rrezik për përmbytje dhe tornado.