Aktualitet Kapen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët ia...

Kapen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët ia mbathin drejt Shqipërisë

Pika kufitare me Malin e Zi

Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë marijuanë në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit.

Dy persona të paidentifikuar raportohet kanë arritur të largohen drejt Shqipërisë.

Ata dyshohet se ishin duke transportuar lëndën narkotike, por sapo kanë parë ekipet policore, kanë lënë çantat, për t’u rikthyer drejt territorit shqiptar.

Policia veproi me informacione operative se në zonën e këtij fshati po trafikohej drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe se dy persona të panjohur me çanta të mëdha po lëvizin në afërsi të kufirit.

Gjatë kontrollit në zonë, ekipet policore kanë gjetur tre çanta me 119 pako marijuanë me peshë rreth 66 kilogramë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Policia shqiptare është në kërkim të dy personave të arratisur dhe për gjithçka është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.