Sport Itali, ish-futbollisti i Cagliarit gjendet i vdekur në hotel

Itali, ish-futbollisti i Cagliarit gjendet i vdekur në hotel

Ish-futbollisti i Cagliari, Andrea Capone, është gjetur i vdekur të dielën në mëngjes në një hotel në qendër të Kaljarit.

Atij i është vënë re një plagë në kokë dhe sipas dyshimeve të para 43-vjeçari Capone ka qenë viktimë e një aksidenti, ndoshta një rënie me pasojë fatale për jetën, shkruan A2.

Autoritetet italiane po punojnë aktualisht për zbardhjen e ngjarjes.

Andrea Capone ka qenë një mesfushor që karrierën e tij e ka zhvilluar të gjithën në Itali. Ai ka luajtur me Cagliari, Sora, Treviso, Grosseto, Vicenza dhe Salernitana. (A2 Televizion)