Bota Uragani ‘Helene’ lë pas vetëm shkatërrim, 105 viktima: Dëme mbi 110 miliardë...

Uragani ‘Helene’ lë pas vetëm shkatërrim, 105 viktima: Dëme mbi 110 miliardë dollarë

Të paktën 105 persona kanë ndërruar jetë në SHBA si pasojë e uraganit ‘Helene’ dhe pritet që ky bilanc të thellohet edhe më tej.

Të paktën 30 viktima u shënuan në vetëm një qark të Karolinës së Veriut.

Rreth 1,000 njerëz rezultojnë ende të pagjetur në qarkun Buncombe ndërsa të afërmit presin me ankth për fatin e tyre.

Kryqi i Kuq Amerikan ka hapur më shumë se 140 strehimore për ata që janë detyruar të evakuohen.

Autoritet amerikane në të gjithë Karolinën e Veriut po përpiqen të rivendosin energjinë elektrike dhe të largojnë pemët e rrëzuara në qindra rrugë të mbyllura.

Ndërkohë, pika karburanti janë mbyllur në të gjithë Karolinën e Veriut duke krijuar radhë të gjata makinash.

Dëmet materiale nga uragani deri më tani ka shkuar në 110 miliardë dollarë në mbarë vendin, por një shifër e saktë do të bëhet e qartë në ditët në vijim.

Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon që të vizitojë zonat e prekura gjatë kësaj jave. ‘Helene’ i cili fillimisht goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos më pas në veri në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Jugut, Tenesi dhe Virxhinia duke lënë pas shkatërrim.