Sport Milan pëson humbjen e dytë radhazi në Champions, Inter shkatërron Crvena Zvezda,...

Milan pëson humbjen e dytë radhazi në Champions, Inter shkatërron Crvena Zvezda, Arsenal mposht PSG

Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Champions League. Pas disfatës 3-1 ndaj Liverpoll, kuqezinjtë janë mposhtur edhe nga Bayer Leverkusen, kësaj radhe me rezultatin 1-0.

Heroi i kësaj sfide padyshim ishte Boniface, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Ndërkohë, Inter ka fituar 4-0 ndaj modestëve të Crvena Zvezda.

Në kryesfidën e mbrëmjes, Arsenal mposhti 2-0 PSG, ndërsa Barcelona shkatërroi 5-0 Young Boys.

Rezultat tenis regjistroi edhe Borussia Dortmund që fitoi 7-1 ndaj Celtic, ndërsa Manchester City kaloi pa probleme 4-0 transfertën ndaj Slovan Bratislava.