Aktualitet Polici shpërndante drogë, pezullohet oficeri i patrullës në Divjakë

Polici shpërndante drogë, pezullohet oficeri i patrullës në Divjakë

Një punonjës policie në Komisariatin e Divjakës është pezulluar nga detyra me vendim gjykate si dhe është ndaluar që të dalë jashtë shtetit pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Oficeri i patrullës së përgjithshme në Policinë e Divjakës, inspektori B.D. 30 vjeç, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se e ka të dokumentuar me përfshirjen e tij në këtë aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, edhe në Berat është pezulluar nga detyra polici i zonës, A.Ç. 57 vjeç për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar ndërtime pa leje në njësinë administrative Velabisht kundrejt ryshfetit.