Kryesore “Do të vazhdojmë si të na teket”, Bardhi: Ligjet t’i miratojnë te...

“Do të vazhdojmë si të na teket”, Bardhi: Ligjet t’i miratojnë te vila e Ramës në Surrel

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se aksioni i opozitës ka ardhur për shkak se përjashtimi i deputetëve nuk është bërë sipas rregullores.

“Praktikisht njëlloj siç janë burgosur deputetët e opozitës pa ligj edhe deputetët e dënuar janë dënuar pa ligj. Sepse ky është një regjim që nuk njeh ligj e Kushtetutë”, tha Bardhi për gazetarët.

I pyetur nëse ky aksion po arrin apo jo të pamundësojë jetën normale të Parlamentit, Bardhi u përgjigj: “Nëse ju duket normale që kryetarja e Parlamentit futet si mi në godinë… Mua nuk më duket normale. Ligjet, mund të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe t’i miratojnë. Problemi këtu është që deputetet e opozitës nuk u lejuan të futen në Parlament nga gardistët”.

“Nuk bën asgjë më shumë e asgjë më pak Rama se Putini. Sjell deputetët e tij si dele të përplasen me opozitën dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër shqiptarë. Ne do të vazhdojmë si të na teket”.