Extra Jul Deda kritika ndaj Albano Bogdos: Nuk ke nevojë të shkosh në...

Jul Deda kritika ndaj Albano Bogdos: Nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli

Julian Deda, përmes një videoje në Instagram, ka vendosur t’i drejtohet kolegut të tij, Albano Bogdos, lidhur me fjalorin e tij banal. Në video, Juli shkroi: “Dy fjalë për kolegun tim A.B”, duke shkruar kështu nistoret e Albanos, duke mos përmendur direkt emrin e tij.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, i cili ka bërë humor. Me thënë të vërtetën, më ka ardhur keq që e kam parë duke përdorur atë fjalor. Jo se unë jam engjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes”, tha Juli.

Më tej, shtoi: “Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek-tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj, them që duhet të kemi shumë kujdes!”, duke shtuar se Albano është shumë i talentuar: “Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë gjendjeje.

Ti vëlla, nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion ka etikë, aq më tepër (duhet pasur parasysh) orari kur transmetohet”.

Albano ka qenë rishtazi i ftuar në shumë intervista, ku nuk e ka kursyer ndonjë fjalë të tepruar.