Aktualitet Mori paratë nga pika e exchange për t’i dërguar në bankë, zbulohet...

Mori paratë nga pika e exchange për t’i dërguar në bankë, zbulohet shuma e majme që iu grabit taksistit

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja që ndodhi pak momente më parë në kryeqytet ku persona të maskuar grabitën një shumë të majme parash nga një taksist.

Raportohet se shuma e grabitur përllogaritet të jetë rreth 220 mijë euro, sipas deklarimit të dhënë nga taksisti para policisë.

Mësohet se taksisti i grabitur ka hyrë në një pikë këmbimi valutor në zonën e ish-Bllokut ku ka marrë paratë nga një punëtor i këmbimit valutor.

Dyshohet se autorët dyshohet se kanë pasur dijeni se taksisti do merrte para nga një pikë exchange dhe do i dërgonte ato tek një bankë e nivelit të dytë.

Policia ka arritur në këtë përfundim, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.