Një zjarr ra pasditen e kësaj të shtune në Komisariatin e Policisë së Shijakut.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 dhe sipas policisë, nga flakët u përfshi zyra e ndihmës/specialistit të rendit, e cila ndodhej në katin e dytë.
Flakët u vunë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike.
“Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit”, njoftoi policia e Shijakut.