Aktualitet Shoferi 19-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin në Mat

Shoferi 19-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin në Mat

Një person ka humbur jetën në Mat këtë të diel.

Siç bën me dije policia, një 19 vjeçar e ka përplasur me makinë teksa ai po kalonte në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.

“Me datë 06.10.2024, rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, shtetasi E.S.,19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.