Aktualitet Aksidentoi me makinë një 9-vjeçare, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Aksidentoi me makinë një 9-vjeçare, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Tetë persona janë vënë në pranga në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Po ashtu, një 45-vjeçar në Kamzë ka aksidentuar me automjetin që po drejtonte një vajzë 9-vjeçare. Për pasojë, e mitura ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– F. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer punime pa leje në tarracën e pallatit ku banon. Si pasojë e punimeve janë shkaktuar dëme në apartamentet e banorëve të pallatit;

– A. V., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan:

– S. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– F. N., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motomjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin G. A. 59 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– D. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Uillson”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Paskuqan, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.