Tre të rinj kanë humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht te Liqeni i Badocit ku makina ka përfunduar në ujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë. Dyshimet e para ende të pakonfirmura për shkaktarin e aksidentit që iu mori jetën tre të rinjve të moshës rreth 21-vjeç ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Raportohet se dy prej të rinjve ishin gjetur në ujë ndërsa një tjetër kishte ngecur në makinë.
Përpos policisë, kishin asistuar edhe ekipet zjarrfikëse si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne këtë zonë ka kohë që po kryhen punime për ndërtimin e një urë dhe rruga ka devijime.