Politika Hapet shkolla shqiptare në Londër, Balla: Mbi 7 mijë nxënës mësojnë shqipen...

Hapet shkolla shqiptare në Londër, Balla: Mbi 7 mijë nxënës mësojnë shqipen në Britani të Madhe

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporen i Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa mori pjesë në hapjen e një sholle të re shqiptare në Bexleyheath Londër, u shpreh se synimi i Qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë.

Balla deklaroi se janë më shumë se 7 mijë nxënës, të cilët mësojnë shqipen në shumë qytete të Britanisë së Madhe dhe kjo përpjekje është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për brezat e ardhshëm.

Sipas Ballës mbështetja me tekstet shqip dhe programi i ri “Mësues për Diasporën” do ta zgjerojnë numrin e shkollave/klasave në gjuhën tonë të bukur shqipe.

Fjala e plotë e Ballës:

Do të ja përkthej ndoshta Kryetares së Bashkisë më pas, se ne jemi një komb që kemi luftuar shumë për të mësuar e për të shkruar në gjuhën tonë amtare. Kemi luftuar në shekuj për të pasur gjuhën tonë sepse historia nuk ka qenë shumë e dashur me ne, na është dashur të luftojmë për identitetin tone kombëtar. Na është dashur të luftojmë për shkronjat Shqipe dhe prej më shumë se një shekulli ne jo vetëm që kemi Shtetin tonë por kemi dhe Alfabetin tonë, falë kongresit të Manastirit dhe unë Lavdërimi, profesori por profesori është një brez pak më përpara. Ambasadori është brez me ne, jemi rritur në fakt duke parë e duke lexuar, duke par shumë filma duke lexuar libra të cilat lidhen me përpjekjen e shqiptareve për të mësuar gjuhën Shqipe.

Dhe në ketë aspekt kur mblidhemi, unë para pak ditësh isha ne Bavari në Augsburg ku njëlloj si këtu , shqiptaret pavarësisht se nga vinë, vinë nga Shqipëria vinë nga Kosova, vijnë nga Maqedonia e veriut, vinë nga Presheva, vine nga Mali i Zi bëhen bashkë për të mësuar që fëmijët e tyre të mësojë gjuhen Shqipe dhe dua të ndaj me ju sot disa lajme të mira, që kanë të bëjnë në fakt me çfarë po planifikon se çfarë është duke bërë Qeveria shqiptare në dobi të mbështetjes së këtyre nismave shumë të mira. Pra unë nuk gjej dot fjalët të falënderoj Shoqatën Arbëria shoqatat e tjera të angazhuara në organizimin e këtyre shkollave, klasave.

Po mirë dakord ju keni bërë pjesën tuaj por ne, qeveria e Shqipërisë, qeveria e Kosovës çfarë po bëjmë në këtë aspekt dhe ndoshta kemi qenë të vonuar ndër vite, por tani jemi në një faze krejtësisht të re, gjeja e parë që bëmë ishte unifikimi i Abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tanimë gjuha Shqipe ka vetëm një Abetare të veten dhe ky është një hap i rëndësishëm dhe po ashtu më së miri kemi filluar te shpërndajmë tekstet e gjuhës shqipe. U informova që janë disa mijëra tekste mbi rreth pesëmijë tekste që tanimë kanë mbërritur në Britaninë e madhe kryesisht Londra është numri më i madh i tyre edhe pse duhet ta pranoj që këto nuk janë mbledhur të gjithë. Hapi i dytë i rëndësishëm është se çfarë duhet të bëjë qeveria sa i përket një problemi që profesori Vata e ngrit e ngriti në mënyrë Elegante? Siç i ka hije. Sa i përket pagesës çmimeve e të tjerave me radhë dhe unë mendoj që edhe në këtë aspekt ne kemi filluar të bëjmë diçka.

E kemi filluar të jemi të sinqertë e korrekt me Greqinë ku kemi numrin me te madh dhe besoj ne mbledhjen e radhës së Qeverisë shqiptare do të miratojmë nisjen e një programi të madh që quhet Mesues për Diasporën, mësues për Diasporën do të fillojmë me Greqinë pra mësues për Greqinë ku nga buxheti i qeverisë shqiptare ne do të paguajmë mësuesit që japin gjuhën Shqipe në klasat që zhvillohet po thuajse në të gjithë territorin e Greqisë. Dhe dua të ju garantoj sot këtu që shumë shpejt do të kemi dhe mësues për Britaninë e madhe “teacher for UK” si program i qeverisë Shqipetare dhe në këtë aspekt në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës do fillojmë të integrojmë programin tonë të përbashkët sa i përket. Sepse kur po vija këtu takova mësues apo mësuese edhe nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe ne këtë aspekt nuk mund te ndahemi asnjëherë!

Kështu që mos e merrni këtë si një premtim por ta merrni si një lajm të mirë që shumë shpejt ne do të fillojmë që të kemi një, do të thoja unë një rrjet mësuesish të gjuhës Shqipe në Britaninë e madhe të cilët të mbështeten nga qeveria, dhe po ashtu ndërsa vinim këtu me profesorin me Lavdërimin dhe natyrshëm me angazhimin e shkëlqyer të dyja ambasadave tona. Të Ambasadës se Republikës se Shqipërisë dhe Ambasadës se Republikës së Kosovës ne të rrisim mbështetjen sa i përket krijimin e qendrave kulturore.

Këto qendra do të jen në fakt vendi ku jo vetëm zhvillohen aktivitete kulturore por në një farë mënyre të kthehet në një instrument financimi dhe mbështetjeje për sa i përket iniciativave që vinë nga shoqatat dhe që kryesisht fokusohen tek mësimdhënia e gjuhës Shqipe . E fundit dhe pse ndoshta nuk është vendi por do të thoja unë në një farë mënyre fillimi i mbarë.

E fundit edhe pse ndoshta nuk është vendi.

Por mendoj, është, do të thoja unë në një farë mënyre fillim i mbarë i një qasje të re të marrëdhënies së shtetit amë me vëllezër dhe motrat tanë që jetojnë jashtë territorit. Kjo lidhet me nivelin historik të Kuvendit Shqipërisë, për të mundësuar që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, të mos jenë më të përjashtuar nga vendimmarrja për mënyrën e drejtimit, se si duhet të shkojë vendi.

Por të jenë pjesë e përfshirë, sepse në pranverën e ardhshme edhe ju që jetoni këtu, që keni të drejtë vote në Shqipëri, që keni mbushur 18 vjeç dhe dispononi dokument identifikimi biometrik do të keni mundësi të votoni. Edhe pse jeni larg Shqipërisë, duke votuar nga shtëpia juaj.

Kjo do t’i japë diasporës një peshë shumë më të madhe nga sa ka patur deri tani. Jo se nuk ka patur, përkundrazi unë bëj pjesë tek ata që mendon që pa diasporën Shqipëria nuk do te ishte në zhvillimin ekonomik social që ka sot. Në të gjitha aspektet edhe kulturore, sepse ka vajza e djem të diasporës, si Dua Lipa, apo Rita Ora. Siç jemi një edhe diasporën e kemi një komb, një diasporë. Edhe djem si Armando Broja apo Berat Gjimshiti, një e kemi shqipëtar dhe një nga Presheva, kështu që në këtë aspekt, do të thoja që ne jemi shumë krenar për shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët që jetojnë në Londër.

Këtu përfitoj nga rasti, sepse kam patur nderin të shërbej si Ministër i Brendshëm të them që shqiptarët e vërtetë dhe ata që janë sot këtu, janë ata që shkëlqejnë me eksperiencën e tyre. Ja për shembull Uranit ambasadori jonë këtu, i cili është një prej shkencëtarëve dhe një prej historive të suksesit, siç jeni të gjithë ju këtu pa asnjë përjashtim dhe e vërteta është që ne jemi shumë krenar për secilin nga ju, sikurse unë jam i sigurt që edhe ju jeni shumë krenar për Shqipërinë. Sepse Shqipërisë sikur edhe thashë ne fjalën time hyrëse, jemi një komb ndër më të vjetërit në Evropë, me gjuhën më të vjetër në Evropë, po ashtu jemi një komb që në këtë moment histori, drejt ndreqjes së një gabimi që ka historia për sa i përket përkatësisë së Shqipërisë si pjesë e Evropës së bashkuar. Unë mendoj që ky 10-vjeçar dhe vizioni ynë, Shqipëria 2030 do të përmbyllet me Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.

Do kishim dashur shumë ta kishim gjetur Britaninë e Madhe me Bashkimin Evropian, por kjo është vendimmjarrja e juaj, por kjo nuk na pengon që me Britaninë e Madhe të vijojmë të forcojmë marrëdhëniet tona dhe si përfaqësues i Qeverisë Shqiptare dua të konstatoj që pavarësisht se kush qeveris Britaninë e Madhe, konservatorët apo laburistët unë vërej që nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket vëmendje që qeveria Britanike i japë Shqipërisë. Gjej rastin të falënderoj të gjitha qeveritë britanike për këtë vëmendje që i japin Shqipërisë dhe po ashtu i kërkojmë jo vetëm qeverisë Britanike por edhe qeverisjes vendore më shumë vëmendje ndaj shoqatave shqiptare që janë këtu.

Më shumë mbështetje për projektet kulturore arsimore, sepse ky është një kontribut për vetë shoqërinë tuaj dhe dua ta mbyll duke konstatuar se komuniteti shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe që jeton në Londër është këmba e fortë e një ure lidhëse më të madhe ndaj Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Duke mos harruar se me Britaninë e Madhe jemi aleate, partner të rëndësishëm pothuajse në të gjitha sfidat globale, anëtar të NATO-s dhe pjesë e ekonomive globale kundër terrorizmit dhe sfidave të tjera, ku Shqipëria dhe Britania e madhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën në mënyrë të fortë.