Sport Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë, në vend të tij vjen...

Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë, në vend të tij vjen Indrit Tuci

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

FSHF bën me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.