Sport Jurgen Klopp rikthehet si drejtues në futboll

Jurgen Klopp rikthehet si drejtues në futboll

Jurgen Klopp ka gjetur një punë të re pasi raportohet se ka nënshkruar një kontratë “afatgjatë” për t’u bërë “Shefi Global i Futbollit” te “Red Bull”-i.

Klopp u largua si trajner i Liverpool-it në maj pas një periudhe të suksesshme nëntë vjeçare në krye, pasi i udhëhoqi të kuqtë drejt triumfeve të Champions League dhe Premier League.

Sipas “Sky Germany”, ish-trajneri i Liverpool-it t ka rënë dakord për një marrëveshje me “Red Bull”-in dhe do të marrë rolin më 1 janar 2025.

Ky rol do të kërkojë që Klopp-i të jetë përgjegjës për rrjetin ndërkombëtar të të gjitha klubeve të futbollit te “Red Bull”, duke përfshirë Leipzig, Salzburg dhe New York Red Bulls.

Ai do të këshillojë klubet për çështjet e stërvitjes, filozofinë e lojës, zhvillimin dhe transferimet e lojtarëve dhe trajnerëve.

Për më tepër, Klopp ka negociuar një klauzolë largimi që do t’i lejonte atij të merrte detyrën e ekipit kombëtar gjerman, nëse i ofrohet.

Është raportuar gjerësisht në muajt e fundit se Gjermania ka caktuar Klopp-in si një pasardhës të mundshëm të trajnerit aktual Julian Nagelsmann, të cilit kontrata zgjat deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Muajin e kaluar, drejtori sportiv i kombëtares Rudi Voller tha se ata do të ndjekin Klopp-in nëse ai vendos të kthehet në drejtim.

Sipas “Sky”, Oliver Mintzlaff, CEO aktual i Projekteve të Korporatave dhe Investimeve te “Red Bull”-it, është përgjegjës për ardhjen e Klopp-it.

49-vjeçari kishte kërkuar prej muajsh që Klopp të afrohet dhe tani ka arritur dëshirën e tij.

Në shtator, Klopp u kthye në punë si pjesë e një ndeshjeje për të nderuar dy nga ish-lojtarët e tij, Lukasz Piszczek dhe Jakub Blaszczykowski.

Në fillim të kësaj vere ai pohoi se nuk ka gjasa që ai të kthehej në menaxhim në nivelin më të lartë, por do të konsideronte një punë në futboll pas pushimit të tij.