Kryeministri Edi Rama do i rikthehet turit me diasporën. Më 26 Tetor ai do të udhëtojë drejt SHBA-së, ku do takojë shqiptarët në Gotham Hall të New York.
Kujtojmë se turi “Krenar për Shqipërinë” nisi me Greqinë, më 12 Maj.
Më pas më 26 Maj, zhvilloi takimin me shqiptarët e Italisë në Pallatin e Sportit në Milano.
Ishte planifikuar që ai të vizitonte edhe emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, por datat e caktuara u shtynë.
Ky tur takimesh bëhet në kuadër të projektit “Shqipëria 2030”.
Kryeministri është shprehur se fokusi i takimeve të tij me shqiptarët e Diasporës është forcimi i lidhjeve me bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme, por me ligjin që u lejon emigrantëve të votojnë me postë në zgjedhjet parlamentare të 2025, këto takime marrin rëndësi të veçantë për PS që kërkon mandatin e katërt për të qeverisur vendin.
Në këto zgjedhje, Diaspora shqiptare do të votojë aty ku jeton dhe për të realizuar fushatën elektorale të socialistëve në mërgim, kryeministri ia ka besuar detyrën ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.