Aktualitet Vizita e Erdogan, Policia: Rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Vizita e Erdogan, Policia: Rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Në kuadër të vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për sigurinë e kreut të shtetit turk.

Këto masa nisin që nga aeroporti i Tiranës, shoqërimi drejt kryeqytetit në vendet ku zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit në përfundim të vizitës.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.