Një pilot i kompanisë “Turkish Airlines” ka ndërruar jetë gjatë fluturimit nga Seattle për në Stamboll.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kapiteni Ilcehin Pehlivan, 59 vjeç, shfaqi probleme shëndetësore dhe iu dhanë menjëherë ndihma e parë nga kolegët teksa avioni ishte mbi territorin kanadez të Nunavut.
Megjithatë, ndihma nuk dha efekt dhe ndihmësit e tij vendosën ta ulin avioni “Airbus A350” në aeroportin “John F Kennedy” të Nju Jorkut.
Pehlivan kishte prej vitit 2007 që punonte në “Turkish Airlines” dhe i ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore rregullisht, të fundit në muajin mars dhe nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor që të ndikonte gjatë punës së tij.