Dua Lipa tashmë është e njohur për kombinimet e saj të çuditshme në kuzhinë. Fillimisht, këngëtarja tha se i pëlqen akullorja me vanilje, kripë dhe vaj ulliri ndërsa pak ditë më parë prezantoi një kokteil të çuditshëm.
Dua përzjeu një pije të gazuar me lëng kastravecësh turshi, specash djegës turshi duke shtuar edhe copa të tyre.
@dualipaofficial What do we call her?
Pija u bë menjëherë virale dhe mes atyre që e provuan është edhe shefi i njohur i kuzhinës, Gordon Ramsay.
Shefi britanik ndoqi hapat e këngëtares për të krijuar përzierjen e çuditshme dhe dukej mjaft i emocionuar në videon që shpërndau në TikTok.
“Duhet të provoja çfarë po përgatiste Dua Lipa”, shkroi ai.
Epo entuziazmi nuk zgjati shumë. Sapo pija i preku buzët, Ramsay e pështyu menjëherë dhe më pas tha:
“Dua, për Zotin vajzë! Do t’i shkatërrosh kordat vokale!”
@gordonramsayofficial Replying to @Gordon Ramsay Had to try what @Dua Lipa ♬ original sound – Gordon Ramsay
Disa komentues thanë se Ramsay i kishte shtuar më shumë lëng turshish sesa duhet, por në videon origjinale të Duas nuk ka masa të sakta për ta përgatitur.