Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Re, kryeministri Edi Rama falënderoi presidentin e Turqisë, Erdogan, i cili sipas tij arriti të sigurojë mjetet për ndërtimin e kësaj faltoreje për besimtarët shqiptarë.
“Faleminderit zot president i Turqisë, mik i mirëseardhur në Shqipëri, në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa, për përkushtimin për komunitetin myslimanë që iu dha besimtarëve shqiptarë mjetet për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe. Qoftë e mbarë dhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bujar Teqja i cili sot do të jetë kujdestari i këtij tempulli dhe i priftë e mbara të gjithë besimtarët”, tha Rama.
Teksa kujtoi edhe njëherë vështirësitë deri në ndërtimin e kësaj xhamie, kreu i qeverisë shprehet se tashmë kjo faltore i jep domethënien katrorit të 4 objekteve të kultit të kryeqytetit të kryeqytetit.
“10 vite më parë, kur fillesën e kësaj pune e kisha quajtur Çlirimi i Namazgjasë. Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për të pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojës së besimtarëve për ta patur dhe ata tempullin e tyre njësoj si bashkëkombasit e tyre katolikë e ortodoksë.
Ka qenë për mua çështje nderi që xhamia e madhe të hynte si një objekt i munguar kulti ku tempujt dëshmojnë lirinë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë jo në harmoni, por në vëllazëri, siç e tha dhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij. Sot pas 10 vitesh, xhamia e madhe hyn në sofrën e vëllazërisë si ilustrim i shumëçkaje të lidhur me besimin.
Edhe kjo xhami i jep domethënien katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbushur skicën e këtij flamuri shpirtëror. Si çdo faltore ku gjen paqe çdo shqiptar, kjo xhami është tashmi një vend i shenjtë. Le të hyjmë me këmbë të mbarë dhe Paqja e Zotit qoftë mbi të”, tha Rama.