Kryesore Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Pasi dorëzoi mandatin e tij si deputet i PS në Durrës, Jurgis Çyrbja është paraqitur sot në SPAK.

Ai është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Ai ka qenë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme edhe pak ditë më parë, ku siç ka deklaruar është pyetur si ‘person në dijeni për një çështje’.

Ndaj ish-deputetit është bërë një kallëzim nga demokrati Edi Paloka për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.