Bota Vdekja e ish-kryeministrit skocez, po hapte një shishe ketchup në Ohër

Vdekja e ish-kryeministrit skocez, po hapte një shishe ketchup në Ohër

Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007 deri në 2014.

Themeluesi i Partisë Alba raportohet të ketë ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, teksa merrte pjesë në një forum për kulturën dhe diplomacinë që mbahej në Ohër.

69-vjeçari Salmond ishte duke drekuar me disa miq të tij në Ohër, kur një prej tyre i kishte kërkuar ndihmë për të hapur një shishe ketchupi.

Sipas dëshmitarëve, ndërsa përpiqej të hapte shishen, Salmond u mbështet në karrige dhe ndërroi jetë.

Një ekzaminim post-mortum zbuloi se shkak për vdekjen ishte ataku kardiak, teksa ish-kryeministri ishte ankuar më herët për dhimbje në këmbën e djathtë.