Aktualitet Arrestohet përndjekësi i vajzave në Pukë

Arrestohet përndjekësi i vajzave në Pukë

Një 47-vjeçar në Pukë është arrestuar nga policia pas denoncimit të një vajze 17-vjeçare.

Kjo e fundit kishte kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës se 47-vjeçari me inciale Z.P. e përndiqte në rrugë prej 1 muaji, si dhe në rrjete sociale.

Pas veprimeve hetimore, Gjykata e Shkodrës vendosi ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

47-vjeçari u arrestua sot nga policia, që zbatoi masën e sigurisë për veprën penale “përndjekja”.

Nga verifikimet ka rezultuar se 47-vjeçari është person me precedent penal për të njëjtin krim dhe më parë.