Aktualitet Mbërrin anija italiane me 16 emigrantët e parë në Shëngjin

Mbërrin anija italiane me 16 emigrantët e parë në Shëngjin

Anija italiane me 16 emigrantët e parë ka mbërritur në Shëngjin sipas marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë.

Emigrantët, që janë nga Afrika Veriore, mbërritën mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50 në portin e Shëngjinit. Ata do të qëndrojnë në kampin e Shëngjinit ku do t’ju nënshtrohen fillimisht kontrolleve.

Më pas emigrantët do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.

Anija e marinës ushtarake “Libra” u nis nga brigjet e Lampedusa dhe mbërriti në brigjet shqiptare në orët e mëngjesit të sotëm.

16 emigrantët e parë që erdhën janë nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Ata do të qëndrojnë 24 orë në qendrën në Shëngjin e më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit ku do të qëndrojnë.