Politika Ministri i Brendshëm shkarkon drejtorin e Gjendjes Civile

Ministri i Brendshëm shkarkon drejtorin e Gjendjes Civile

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka firmosur një tjetër shkarkim nga institucionet në varësi të tij.

Drejtori i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro është shkarkuar nga detyra pas 3 vitesh qëndrimi në këtë post.

Ende nuk bëhet me dije se kush do ta marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, duke qenë një ndër institucionet e rëndësishme dhe të polemizuara në kohë zgjedhjesh.

Kujtojmë që vitin ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërkohë që për herë të parë pritet të votojnë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.

Disa ditë më parë, ministri Hoxha shkarkoi nga detyra edhe drejtoreshën e IdentiTek, Loina Prifti, dhe në vend të saj emëroi Freskida Halilaj.