Aktualitet Akuza e deputetit Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks

Akuza e deputetit Luan Baçi: Policia më vendosi pistoletën në gjoks

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pretendon se një prej policëve te Kuvendi e ka kërcënuar atë me armë.

Ai thotë se polici ka nxjerrë armën duke e kërcënuar atë.

“Ne ishim duke hyrë brenda dhe e gjithë policia me skafandra… nxori pistoletën dhe ma vendosi te gjoksi, duke më shtyrë tutje. Ata plehra që janë aty. E nxori pistoletën dhe pastaj nisi të gjuajë me atë. Aty ishin shumë, por me mua u përplasën”, tha Baçi

Akuza ngriti edhe Gaz Bardhi, duke thënë se dy deputetët e PD-së Nallbatin dhe Baçin janë kërcënuar me armë nga një prej policëve.

“Policë të armatosur kanë hyrë në Kuvend, i kanë drejtuar armën deputetëve dhe i kanë qëlluar. Asnjë herë në Kuvend nuk kanë hyrë forca speciale për të goditur deputetë. Kjo është fytyra e një krimineli në krye të policisë së shtetit. Kujtojnë se do të trembin deputetët”, tha Bardhi.

Ndërkohë Flamur Noka shtoi se “askush nuk do të mund ta mbrojë këtë qeveri narkosh nga mosbindja civile”.

“I them nipit të Enver Hoxhës, që mund të rrijë aty, por ashtu do të tërheqim dhe ty nëse dhunonin deputetët dhe popullin opozitar. E pamendueshme në demokraci që forcat speciale ndërhyjnë kundër deputetëve për të mbrojtur narkosin. Nuk e mbron dot Elisa SpiroGjokën as nipi i Enverit. Mosbindja civile do të vendosë drejtësinë”, tha Noka.