Ka ndërruar jetë 80-vjeçari i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij nga një 47-vjeçar në ambientet e jashtme të dyqanit të tij.
I moshuari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore (i intubuar) në spitalin e Fierit, ku ditën e sotme ka ndërruar jetë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Povelçë ku autori me iniciale I.N për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, A.R, 77 vjeçe.
Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë burg pa afat.