Aktualitet I akuzuar nga SPAK, kapet në Itali Klajdi Merkaj

I akuzuar nga SPAK, kapet në Itali Klajdi Merkaj

Është kapur në Itali 35 vjeçari Klajdi Merkaj, i akuzuar nga SPAK. Mësohet se ndaj tij në Korrik të këtij viti GJKKO ka caktuar masën e “arrestit me burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lokalizohet dhe kapet në Itali, një shtetas i akuzuar nga SPAK. Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri”.