Aktualitet Apeli i Posaçëm lë në qeli Marklen Hakën, akuzohet për dy tentativa...

Apeli i Posaçëm lë në qeli Marklen Hakën, akuzohet për dy tentativa vrasjeje ndaj Durim Bamit

Përpjekjet e Marklen Hakës për të fituar lirinë u rrëzuan edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit që nuk pranoi një kërkesë të tij për një masë më të butë sigurie.

Gjyqtarja e Apelit e cili shqyrtoi çështjen miratoi vijimin e të njëjtës masë, atë të “arrestit në burg pa afat” për të konsideruarin nga drejtësia si një prej njerëzve me peshë në botën e krimit në zonën e Niklës.

SPAK e ka marr atë nën hetim për dyshimet se ka dhënë informacione për dy tentativa vrasjeje ndaj Durim Bamit, ky i fundit aktualisht në kërkim për të njëjtën dosje që prej majit të këtij viti.

Haka i njohur edhe me mbiemrin Aliu ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se nuk ka pasur në përdorim asnjë llogari Sky ECC.

Ashtu si Bami i cili po i shmanget drejtësisë, edhe Marklen Haka që prej majit qëndroi në arrati, për t’u prangosur në 6 shtator në Nikël nga forcat speciale të RENEA-s. Me finalizimin e hetimeve paraprake për këtë dosje, SPAK lëshoi të paktën 50 masa sigurimi në muajin maj për personazhe të rëndësishëm të botës së krimit dhe drejtues policie.