Sport Uzuni i pandalshëm në Spanjë, shënon dopietë pas rikthimit nga dëmtimi

Uzuni i pandalshëm në Spanjë, shënon dopietë pas rikthimit nga dëmtimi

Myrto Uzuni, festa e golit

Myrto Uzuni është rikthyer nga dëmtimi me dopietë golash. Sulmuesi shqiptar duket në formë të jashtëzakonshme në La Liga 2.

Beratasi ishte autor i një dopiete me fanellën e Granadës, ndaj Tenerifes. Uzuni zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, pas një asisti të marrë nga Saenz.

29-vjeçari kompletoi dopietën personale në minutën e 34-t, duke shënuar pas një topi të rrëmbyer në zonë.

Uzuni humbi ndeshjen e kaluar për shkak dëmtimi, pas lëndimit të pësuar në Kombëtaren shqiptare, por tani duket në formë të shkëlqyer.

Këtë sezon në La Liga 2, shqiptari numëron 4 gola të shënuar dhe duket se është kampionati që i përshtatet më shumë.