Një nga personazhet e njohur të kronikës së zezë, Elidon Kotorri ka rënë në pranga e Policisë.
Mbrëmjen e djeshme, policia kishte marrë informacion se Kotorri kishte pasur konflikt me një tjetër person. Në momentin që kanë shkuar për ta shoqëruar, ai i ka kundërshtuar uniformat blu.
Sjellim në vëmendje se Kotorri është një person me precedent të theksuar kriminal pasi ai u dënua me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë në Urën Vasil Shanto në vitin 2000.
Në këtë ngjarje u ekzekutuan Andi Hasani, Sokol Alushi dhe Gazmend Zeneli si dhe u plagos Grigor Stefani. Motiv i këtij krimi sipas prokurorisë ishte hakmarrja pasi Andi Hasani dyshohej se në vitin 1998 kishte vrarë mikun e Kotorrit, Elton Zajmin.
Eldion Kotorri ka kryer rreth 20 vite heqje lirie dhe gjatë kësaj kohe ai ka përfituar ulje dënimi për shkak të amnistive dhe sjelljes së mirë gjatë dënimit. Kotorri u lirua në Gusht të vitit 2019.