39 shoferë u arrestuan gjatë kësaj jave pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe nuk kishin patentë.
Në raportin e Policisë Rrugore bëhet e ditur se janë ndëshkuar në të gjithë vendin me gjobë 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.
Shkeljet janë konstatuar nga radarët dhe poliskanëve ndërsa janë gjobitur me dyfishin e masës administrative maksimale dhe i janë zbritur 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Shumica e gjobave janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara dhe më pas renditen parkimet e gabuara apo parakalimet në kundërshtim me kodin rrugor.
Vetëm policia rrugore e kryeqytetit vendosi 10.011 masa administrative, mesatarisht 1,430 në ditë ndërsa arrestoi 22 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme.