Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK.
Meta është vënë në pranga këtë të hënë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa po shkonte me makinën e tij në selinë e partisë.
Meta kishte planifikuar konferencë për shtyp sot në orën 13:40.
Nga informacionet e deritanishme, arrestimi i tij me urdhër të SPAK ka ardhur pas hetimeve për çështjen e pasurisë.