SPAK ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e Ilir Metës, të arrestuar këtë të hënë.
Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK.
Kryemadhi ishte në qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.
Për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj.
Rreth një javë pas paraqitjes së saj në SPAK, Meta njoftoi divorcin me deputeten.