Monika Kryemadhi ka komentuar për herë të parë refuzimin e deputetit të LSI-së, Lefter Koka për lënien e mandatit.
Në një prononcim për mediat, ajo tha se kjo është e drejta e tij, pa dhënë shumë detaje.
“Është zgjedhja e tij, prandaj kërkojmë demokraci. Në demokraci çdo njeri ka të drejtë të bëjë atë që do”, deklaroi Kryemadhi.
Lidhur me protestën e sotme, Kryemadhi tha se e vetmja dhunë që po ushtrohet është ajo nga qeveria.