SPAK ka vendosur masa sigurie edhe ndaj dy personave të tjerë përveç ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Pirro Xhixhos i është vendosur arrest shtëpie në mungesë, ndërsa Ema Çoku u la në detyrim paraqitje.
Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, zv/Presidentes së Partisë së Lirisë.
Kujtojmë se ish-Presidenti Meta u vu në pranga në Tiranë këtë të hënë.
Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.