Libri i ri për fëmijë i Keira Knightley, “I Love You Just the Same”, i cili do të botohet në tetorin e vitit të ardhshëm, po tërheq që tani vëmendje jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për periudhën në të cilën po publikohet, që i përket një tendence të njerëzve të famshëm për të botuar libra.
Historia 80-faqëshe e librit të Knightley eksploron sfidat që has një vajzë e vogël me ardhjen e një vëllai të ri në jetë, një temë ku shumë familje mund ta gjejnë veten. Knightley kështu i bashkohet një liste gjithnjë e në rritje të VIP-ave që prodhojnë librat e tyre dhe shesin me miliona kopje. Kjo rritje e tendencës së botimit të librave nga njerëz tashmë të njohur në treg ka ngritur shqetësime mes shkrimtarëve të tjerë, të cilët theksojnë se, këta të famshëm mund të mos kenë nevojë për ndihmë financiare, duke bërë që shumë shkrimtarë autentikë të përballen me vështirësi për të jetuar.
Autorët shprehin shqetësimin se shtimi i autorëve të njohur prej kontributit të tyre në botën e kinemasë, dëmton punën e madhe plot vështirësi dhe talentet e shkrimtarëve jo të famshëm. Joshua Seigal, një autor britanik, thekson se “shkrimi për fëmijë është një art që kërkon aftësi dhe përkushtim të madh”. Ai e vlerëson si demotivues faktin që shumë e perceptojnë atë si një detyrë të lehtë.
Autorët e njohur shpesh ia dalin pa kaluar nëpër rrugën e vështirë të kërkimit të përfaqësimit letrar. James A. Lyons, një tjetër shkrimtar anglez, tregon se ka dërguar mbi 180 tekste të tij gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar refuzimet dhe mungesën e përgjigjeve me të cilat përballen shumë autorë jo të njohur.
Emrat e njohur gjithashtu përfitojnë nga marketingu dhe mbulimi mediatik i konsiderueshëm, që shumica e shkrimtarëve, veçanërisht ata të letërsisë për fëmijë, nuk e marrin. Helen Tamblyn-Saville, pronarja e një shtëpie botuese, vë në dukje shfaqjet e shpeshta të autorëve të njohur në programe si BBC, që nxjerrin në pah shitjet në bazë të dukshmërisë dhe jo të cilësisë.
Disa blerës mund të mos e kenë prioritet cilësinë e librit dhe emri i autorit ka një ndikim të madh në vendimet e blerjes. Lyons sugjeron se, po të përdornin platformat e tyre për të promovuar dhe qasje në letërsinë për fëmijë, përveçse të vetëpromovohen, angazhimi i tyre do të pritej më pozitivisht.
Megjithatë, shumë e pranojnë se veprat cilësore nga autorët e njohur ekzistojnë. Katherine Rundell, një autore angleze, vlerëson disa kontribute nga të famshmit, ndërsa të tjerë besojnë se titujt e mbështetur nga njerëzit e famshëm, mund të bëjnë të përfitojë e gjithë industria në tërësi. Ata theksojnë se çdo vëmendje që i kushtohet librave për fëmijë ndihmon në ngritjen e të gjithë peizazhit të botimeve.