Aktualitet Mori dy makina me qira në Elbasan dhe nuk i ktheu, arrestohet...

Mori dy makina me qira në Elbasan dhe nuk i ktheu, arrestohet 26-vjeçari nga Bilishti

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili akuzohet se përmes mashtrimit kishte marrë me qira dy automjete në qytetin e Elbasanit dhe nuk ia kishte kthyer kompanive përkatëse.

I riu rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia edhe 2 automjetet që  26-vjeçari kishte marrë në këto 2 subjekte.

“Si rezultat i operacionit të koduar “Rental”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Korçë, u bë e mundur kapja në Korçë dhe ndalimi i shtetasit: H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bilisht.

Më datë 27.09.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit A. K., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin A. K.;

Më datë 01.10.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit E. M., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin E. M.”.