Kryesore “Karma is a bi*ch”, Kryemadhi paralajmëron: Ilir Meta s’ka paguar asnjë shishe...

“Karma is a bi*ch”, Kryemadhi paralajmëron: Ilir Meta s’ka paguar asnjë shishe ujë, edhe rrogën…

Në konferencën e saj për mediat, deputetja Monika Kryemadhi deklaroi se do ta ndjekë hap pas hapi çështjen e saj.

Megjithatë një paralajmërim e pati për të gjithë me një shprehje në anglisht.

Deputetja e PL-së tha se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, tashmë i arrestuar, i kanë bërë të gjitha vetë me forcat e tyre.

“Sigurisht dhe unë do merrem politikisht me këtë gjë se ligjërisht do merren avokatët dhe do i ndjek hap pas hapi. Duhet të kenë të gjithë parasysh që “karma is a bitch”. Sot janë me fëmijë të vegjël, por kur t’i kenë fëmijët nga 25 vjeç, që duan t’i kërkojnë t’i intimidojnë dhe turpërojnë prindërit e tyre do të jenë dhe ata në këtë pozicion. Veçse ka një ndryshim. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha gjërat vetë. As nuk kanë shitur trupin, as shpirtin dhe as mendjen për të qenë xhelatë në dorë të një grupi mafioz dhe kriminal”, tha Kryemadhi.

“Ilir Meta s’ka paguar asnjëherë në jetë të vet asnjë shishe ujë”, kështu deklaroi më tej deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Sa i takon faturave për operacione plastike që figurojnë në dosjen e SPAK, ajo tha se ndihet e fyer. Kryemadhi foli për një sërë problemesh shëndetësore në familje dhe preku mënyrën si kanë menaxhuar financat.

“Ka bërë dhe Meta një operacion në 2013-ën, ai s’ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë. Është personazh që edhe sot po ta pyesësh sa kushton një shishe ujë në dyqan, nuk e di. Kam paguar çdo gjë dhe çdo transaksion në shkollat e fëmijëve të mi, dritat, ujin, kam marrë dhe rrogën e tij në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë të madhe, liberalizimin e vizave, integrimin europian, reforma në drejtësi. Gjithë këto muhabete, që ja ku jemi sot, që për hir të së vërtetës janë mundime që kanë vajtur kot”, u shpreh Kryemadhi.