Monika Kryemadhi përjashton përfshirjen e saj në Partinë e Lirisë pas arrestimit të Ilir Metës dhe aksionin e saj opozitar do ta vijojë me opozitën e bashkuar.
Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Kryemadhi e cilësoi bashkëshortin e saj një gjeni politik, të pagabueshëm, por të tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët.
“Besoj tek energjia dhe fuqia që ka Meta politikisht. Ilir Meta është gjeni politik, s’ka bërë asnjëherë gabime politike është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet dhe bëhet agresiv. Di të them që PL ka strukturën e saj dhe besoj që do të ristrukturohen e riorganizohen besoj që do të bëjnë një strategji të tyre. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL-së, se nuk dua të krijoj asnjë lloj çfokusimi, por do të përfshihem në çdo aksion opozitar të opozitës të bashkuar, edhe pse do të doja të isha me e distancuar”.
Kryemadhi solli në vëmendje arrestin e Berishës dhe Salianjit dhe theksoi se SPAK nuk ka asgjë kundër Metës, por ka bashkuar çështjen e saj në të.
“Berisha i arrestuar, Ervin Salianji që është qesharake është dënuar me një vit burg. Mediu mbahet prej 3 vitesh në presion. Ilir Metën që në 2024 me Cez Dia, çfarë nuk sajuan e shpikën. Kontratë e CEZ DIA e ka firmosur Dritan Prifti. Meta e ka çuar në gjykatë. Nuk kanë pasur asnjë gjë dhe e bashkuan me çështjet e mia. Shumë shpejt do t’ju informoj se do ta studioj mirë. Për çdo mesazh që është aty unë kam dokumentet origjinale të të gjithë komunikimeve të mia që shpresoj”.