Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku do të njihet me masën e sigurisë ndaj saj.
Në një prononcim për gazetarët ajo tha se do kërkojë llogari për nxjerrjen e sekretit hetimor.
“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Nëse inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë ç’do të thotë fjala kastruar. Për të kërkuar se kush nga ata e ka shpërndarë dosjen në media, që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar se drejtësia e Edi Ramës nuk ajo që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë për të cilën janë shpenzuar me miliona dollarë e euro. Kjo është drejtësia e propagandës së Edi Ramës”, deklaroi ajo.
“T’i shikojmë fytyrat si i kanë, a do e përballojmë dot apo jo”, përfundoi Kryemadhi.