Kryesore “Ku kanë b…. të flasin ata”, Kryemadhi: Meta i përkëdheli prokurorët e...

“Ku kanë b…. të flasin ata”, Kryemadhi: Meta i përkëdheli prokurorët e SPAK. BKH-në e trajnoi burri i Vlahutinit

Monika Kryemadhi tha se Gjykata e Posaçme ka provokuar atë dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, duke i futur në një sallë për vlerësimin e masën e sigurisë.

“Nuk flas fare për zotin Meta, sot kanë bërë një provokim shumë të hapur për familjen time. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë për të marrë masa arresti në grup, ku secili nga ne është për masë individuale”, tha Kryemadhi pasi doli nga seanca, e cila u ndërpre për të rinisur në orën 13:30.

E pyetur se çfarë thanë prokurorët në sallë, Kryemadhi u përgjigj: “Ku kanë b*thë me fol ata… Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”.

Kryemadhi sulmoi edhe ish ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin. “Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Romana Vlahutin. A e dini kush e ka trajnuar BKH-në, burri i Romana Vlahutinit, ai e ka fituar projektin e BE-së për trajnimin e tyre”.

Monika Kryemadhi sulmoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur vegla të Edi Ramës. Pas ndërprerjes së seancës në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe Ilir Metës, Kryemadhi nuk u kursye ndaj tyre.

“Sapo pash 3 musketjerët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajën dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në sallë gjyqi. Pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Arben Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, ku të gjithë jeni dëshmitarë që meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa identifikim dhe me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që janë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la kohë 3 orë për t’u njohur me provat. Dosjen që të gjithë ju keni shpërndarë nëpër media, që në fakt, qoftë prokuroria apo qoftë gjykata kanë shkelur nenin 279 të kodit të procedurës penale të nxjerrjes së sekretit hetimor. Kjo godina këtu nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publikut, propagandës dhe mashtrimit të Edi Ramës. Sot, kam kuptuar që veglat njëpërdorimshme të Edi Ramës dhe gjithë grupit të strukturuar kriminal, që nga inceneratori i Tiranës, që nga 5D e famshme, i pamë në fytyrat e tyre të veshur me togat e zeza”, tha Kryemadhi. “Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar dhe kriminale”.