Kryesore Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nisi pasditen e të enjtes vizitën e saj dyditore në Tiranë, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Pas saj, të dy u zhvendosën brenda ambienteve të Kryeministrisë, ku pas një takimi do të mbahet edhe një konferencë për mediat.

Në orën 17:00, ajo do të jetë e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

Të enjten në mëngjes Von der Leyen do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa më pas vijon turin ballkanit. Ajo do të takohet me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Vizita e sivjetshme vjen pas asaj të vitit të kaluar dhe disa rasteve në të cilat Von de Leyen ka theksuar rëndësinë e rajonit për Bashkimin Evropian. Ajo e bëri këtë së fundmi, në  Samitin e Procesit të Berlinit dhe Forumin Strategjik të Bled.