Kryesore Gjykata lë në qeli ish-Presidentin Ilir Meta

Gjykata lë në qeli ish-Presidentin Ilir Meta

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-Presidentin Ilir Meta, si dhe “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për të njëjtën dosje janë nën hetim edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.